Rreth nesh
Partneri juaj në çdo hap financiar
Karriera dhe Vizioni i Paqësor Qatos
Pas çdo numri qëndron një histori suksesi.
Paqësor Qato
Auditues Ligjor
Tek Euro-Audit,
ne e shohim menaxhimin financiar si më shumë sesa një proces llogaritës – është një udhëtim drejt qëllimeve tuaja më të mëdha. Me një ekip profesionistësh të pasionuar pas suksesit të klientëve tanë, ne ndërthurim analizën, përvojën dhe vizionin për të ndërtuar strategji që frymëzojnë ndryshim dhe sjellin rezultate reale.
Shoqëria audituese Euro-Audit Consultancy & Co është regjistruar në Qendren Kombëtare të Biznesit Tiranë më datë 02 dhjetor 2008, me auditues ligjor z. Paqësor Qato i pajisur me licensën e ekspertit kontabël të autorizuar nr 32 datë 13 Janar 2000, me një përvojë të suksesshme 20 – vjeçare në ofrimin e shërbimeve profesionale me cilësi të lartë në fushën e auditimit, kontabilitetit dhe taksave. Aktualisht 12 vjet në menaxhimin e shoqërisë Euro-Audit Consultancy & Co, e cila u zhvillua si një shoqëri e suksesshme në fushën e auditimit, konsulencës dhe shërbimeve financiare.
Vizioni i kompanisë është pikënisja e një historie suksesi me objektiva të qarta për klientët tanë. Ne demonstrojmë objektivitetin dhe pavarësinë tonë kur kemi të bëjmë me çështje biznesi të klientëve tanë dhe kjo na ndihmon të ndërtojmë marrëdhënie të bazuara në besim.
Në cilësinë e audituesit ligjor z. Paqësor Qato i cili është partneri kyesor dhe i vetëm i shoqërisë audituese Euro-Audit Consultancy & Co, ka kryer trajnime profesionale në fushën e auditimit si dhe pjesëmarrës në seminare e konferenca të ndryshme lokale dhe ndërkombëtare.
PARIMET QË NA UDHËHEQIN
Ekzistojnë gjashtë elementë kryesorë që përshkruajnë Euro-Audit Consultancy & Co:
Fokus te Nevojat e Klientit
Ne kuptojmë dhe parashikojmë nevojat e klientëve tanë për të ofruar zgjidhje të sakta dhe të qëndrueshme. Qëllimi ynë është të ndihmojmë në arritjen e rezultateve më të mira, në përputhje me objektivat e tyre financiarë dhe rregullatorë.
Komunikim i Hapur dhe Efektiv
Ne besojmë në komunikim të qartë, të drejtpërdrejtë dhe në kohë. Transparenca në çdo hap të procesit na mundëson të ndërtojmë besim dhe bashkëpunim afatgjatë me klientët tanë.
Angazhim dhe Përgjegjësi
Ne qëndrojmë pas çdo premtimi. Çdo angazhim që marrim është një zotim për të ofruar cilësi dhe për të përmbushur pritshmëritë e klientëve tanë, çdo ditë.
Profesionalizëm që ndërton besim
Ne jemi krenarë që sigurojmë mjedisin dhe njerëzit e duhur për klientët tanë për tu rritur dhe zhvilluar
Vlera përmes Ekspertizës
Ekspertët tanë përqendrohen në krijimin e vlerës: ne u japim klientëve tanë ide, njohuri dhe këshilla që ata mund t’u besojnë
Integritet dhe Etikë Profesionale
Çdo veprim i yni bazohet në ndershmëri, transparencë dhe etikë profesionale. Kjo është arsyeja pse klientët tanë na besojnë si partnerin e tyre të qëndrueshëm financiar.
Historiku
Ne besojmë se baza e çdo vendimi të mirë financiar është informacioni i saktë. Zgjidh partnerin tënd të besueshëm financiar – zgjidh Euro-Audit!
Euro-Audit Consultancy & CO
Euro-Audit Consultancy & Co u themelua me misionin për të ofruar shërbime të specializuara në auditim, konsulencë dhe menaxhim financiar, duke ndihmuar bizneset të marrin vendime të informuara, të rriten në mënyrë të qëndrueshme dhe të veprojnë me transparencë.
Me mbi 20 vite përvojë në tregun shqiptar, Euro-Audit ka ndërtuar një reputacion të fortë për cilësi, korrektësi dhe profesionalizëm. Nën drejtimin e audituesit ligjor z. Paqësor Qato, dhe me një ekip të përkushtuar ekspertësh financiarë të licencuar, ne ofrojmë zgjidhje të personalizuara për klientë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
Çdo shërbim që ofrojmë mbështetet në vlera të forta si etika profesionale, besimi afatgjatë dhe përgjegjësia ndaj klientit. Ne besojmë se suksesi i klientëve tanë është pasqyra më e mirë e suksesit tonë.
